Politike

Basha takohet me farmacistët: Fatura e Covid-19 është e papërballueshme për qytetarët! Toma: Asnjë medikament nuk rimburs

4 Nëntor 2020, 12:22 Nga DOSJA
Basha takohet me farmacistët: Fatura e Covid-19 është e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur sot në një takim me anëtarët e Urdhrit të Farmacistëve në Shqipëri. Në fjalën që mbajti pqrpara tyre, Basha u premtoi përkrahje nga Partia Demokratike, teksa shtoi se fatura e Covid-19 ka arritur kulmin e çmimit, duke u bërë e papërballueshme.

Kreu i selisë blu pyeti farmacistët për rimbursimin e medikamtenteve të nevojshme për kurimin e Covid-19 dhe mori një përgjigje negative prej tyre.

Ka nisur një mungesë e theksuar e ilaçeve për COVID. Ndaj farmacistëve hidhen akuza të pabaza, ndërkohë që në tendera sekretë maskat blihen me dyfishin e çmimit. Shuma për tu kuruar shkon nga 200 mijë lekë në 1 milion e 200 lekë. Mesatarisht shkon në 600 mijë lekë për person. Është shumë më tepër se pensioni. Me çfarë mund t’i paguajnë të moshuarit? Ndërkohë vaksibnë gripi nuk gjendet as në Tiranë dhë as në rrethe. Nuk ka. Nuk ka asnjë dozë vaksine. Këto janë çështjet kryesore. Trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme. Vetëm një paketë e vogël e trajtimit rimbursohet. Ka alarm për mungesën e barnave të rimbursueshme. Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxhes, njerëzit po marrin barna me lista,”– tha Basha ndër të tjera.

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma tha se asnjë nga medikamentet e nevojshme për të kuruar Covid-19 nuk është i rimbursueshëm. Toma shtoi se sistemi farmaceutik një armatë vendimtare në sistemin shëndetësor. Po ashtu ajo theksoi se sistemi shëndetësor nuk funksionon me hallka të shkëputura dhe se duhen marrë masa për vaksinimin e popullatës.

Sekretari i Urdhrit të Farmacistëve, Dëfrim Goma, ka thënë se në vendin tonë kanë hyrë vetëm 9,500 vaksina anti-grip, ndryshe nga çfarë ka deklaruar ministrja Ogerta Manastirliu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me farmacistet dëfrim goma diana toma lulzim basha basha me farmacistet dëfrim goma diana toma lulzim basha

Sondazh

Poll