Politike

Holanda nuk dha dritën jeshile për Shqipërinë, Amasada në Tiranë: Ka pasur debate, shpresat tek takimi i Këshillit Europi

4 Nëntor 2020, 12:06 Nga DOSJA
Holanda nuk dha dritën jeshile për Shqipërinë, Amasada

TIRANË– Ambasada Holandeze në Tiranë ka analizuar qëndrimin negative të Holandës për çështjen e negociatave dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë. ku deri tani ka një qëndrim negativ.

Sipas ambasadës holandeze gjatë seancës në parlamentin holandez, ka pasur një debat në përgatitje të takimit të Këshillit Europian të Çështjeve të Përgjithshme. Ky takim do të mbahet në datën 10 nëntor,  ku do të diskutohet edhe paketa e zgjerimit që përfshin Shqipërinë.

“Në datën 6 tetor, Komisioni Europian publikoi paketën e zgjerimit, pjesë e së cilës ishte dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020. Ditën e premten, datë 3 tetor, qeveria holandeze dërgoi në parlament vlerësimin e saj për këtë paketë zgjerimi. Po të njëjtën ditë, Ministri Blok dhe Ministri në detyrë Cakaj patën një takim online, gjatë të cilit Shqipëria u komplimentua për progresin e bërë me reformat, pavarësisht rrethanave të vështira. Sikurse citohet edhe në letrën dërguar Parlamentit, qeveria holandeze e njeh se Shqipëria ka vijuar të bëjë përparim në të gjitha fushat kryesore (prioritetet kyçe).
Njëkohësisht, qeveria nënvizon se është e rëndësishme krijimi i Gjykatës Kushtetuese funksionale në Shqipëri, amendimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias si dhe vijueshmëria e punës me ndërtimin e track-record në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Holanda mbetet e angazhuar në mënyrë aktive për të mbështetur Shqipërinë në reformat e vazhdueshme në forcimin e shtetit ligjor. Njëherë që të gjitha kushtet e vendosura në mars 2020 sipas konkluzioneve të Këshillit Europian të jenë përmbushur, do të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.
Sonte ka pasur një debat në parlamentin holandez në përgatitje të takimit të Këshillit Europian të Çështjeve të Përgjithshme që do të mbahet në datën 10 nëntor. Pjesë e këtij debati u fokusua në përgjithësi për paketën e zgjerimit, përfshi edhe Shqipërinë,”- shkruhet në reagimin e plotë.

Një ditë më parë, parlamenti i Holandës ka vendosur prerë: Shqipëria nuk ka kalon! Kuvendi holandez ka kërkuar njëzëri se Shqipëria duhet të dëshmojë me fakte se po lufton krimin brenda administrarës, duke dhënë dënime të formës së prerë. Megjithatë është sqaruar se Holanda nuk është kategorikisht kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë por thjesht po jep më shumë kohë që vendi ynë të arrijë rezultatet e kërkuara. Ndërkohë që ndryshe nga ne, Holanda jep “ok” për çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave me be holanda per shqoperine stef block celja e negociatave me be holanda per shqoperine stef block

Sondazh

Poll