Politike

“Paratë u dogjën”, Berisha: Se kishte menduar njeri në botë, e tha Vasal Kimiku…

20 Prill 2019, 09:33 Nga DOSJA
“Paratë u dogjën”, Berisha: Se kishte menduar njeri

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj se paratë  e vjedhura në Rinas, mund të jenë djegur. 

Në një reagim në Facebook, Berisha thotë se këtë opsion nuk e kishte menduar asnjë njeri në botë, dhe sulmon mazhorancën se është e përfshirë  në grabitjen e 10 milionë eurove. 

Reagimi i plotë:

Parate e grabitjes se shekullit u gjeten!

Pranohet vjedhje shteterore elektorale nga Edvin Kristaq Hajni!

Miq, mbreme nepermjet Vasal Kimikut, Edvini beri deklaraten qe nuk ja rrokte dot ndonje mendje njeriu ne bote. Ai tha se parate jane djegur, me fjale te tjetra:
– i grabitem per t’u ngrohur dhe,
– nuk i morem per te blere vota..! sb

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi dje në studion e emisionit Repolitix, se grabitja që ndodhi 2 javë më parë në Rinas, ku një grup i armatosur dhe i maskuar mori 10 milionë euro në pistën e avionit, do të zbardhet. Por, shtoi Lleshaj, rikuperimi i parave është një proces i panjohur, pasi paratë edhe mund të jenë djegur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grabitja ne rinas parate e rinasit sali berisha sander lleshaj grabitja ne rinas parate e rinasit sali berisha sander lleshaj

Sondazh

Poll