Politike

“I sëmurë”, Kokëdhima sherr me gazetarin: Kontrollo veten, karagjoz i çmendur

19 Prill 2019, 20:29 Nga DOSJA
“I sëmurë”, Kokëdhima sherr me gazetarin: Kontrollo

TIRANË- Kryetari i Partisë Zgjidhja, që ka shpallur dhe kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, Koço Kokëdhima, është përplasur sot në një debat të ashpër me analistin Arjan Curri. Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani, për të folur mbi kandidimin për Bashkinë e Tiranës, Koço Kokëdhima është kapur me Arjan Currin, mbi ndërtimet në Tiranë.

Gjithçka nisi pasi Kokëdhima po fliste për prishjen e banesave në Tiranë të qytetarëve për të bërë rrugët dhe pas ndërhyrjes së Currit, Kokëdhima është revoltuar.

PJESË NGA INTERVISTA

Arjan Curi: Kur filloi paligjshmëria? Kur ikët ju nga PS, apo para?

Koço Kokëdhima: Nëse do të bësh provokatorin, nuk ke shanse të bësh bisedë me mua. Je përcjellës i të gjithë shpifjeve të Sali Berishës me shokë dhe me këto gjëra nuk mund të bësh bisedë me mua. Nëse ke ndonjë fakt, atëherë fol.

Arjan Curi: Unazën e Vogël të Tiranës ju e ndërtuat.

Koço Kokëdhima: Është një gënjeshtër, provokim. Unazën e Vogël të Tiranës nuk e ka bërë asnjë kompani e imja dhe sikur, asnjë shpronësim nuk e bën kompania, por shteti. Duhet të pyesësh Ramën jo mua se nuk jam babai i Ramës. Pushtetin e tij nuk e kam ushtruar unë, por Rama. Nuk merrem me provokimet e tij.

Arian Çani: U keqkuptove… Unë pyeta a ka qenë kështu situata kur ju keni qenë pas Ramës? Keni qenë bashkëpunëtorë.

Koço Kokëdhima: Jo s’kemi qenë, nuk përgjigjem për Ramën.

Arjan Curi: Ju edhe në intervista keni thënë që keni qenë mentor i Ramës.

Koço Kokëdhima: Çlidhje ka kjo me prishjet.

Koço Kokëdhima: Pushtetin e Ramës nuk e kam ushtruar unë. Çlidhje ka kjo me shpronësimet e qeverive. Ti do më bësh mua përgjegjës për shpronësimet që ka bërë Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano. Për shpronësimet e atyre?

Arjan Curi: Po!

Koço Kokëdhima: Qenkeni një i çmendur!

Arjan Curi: Qenkeni një i sëmurë!

Koço Kokëdhima: Të më bësh mua përgjegjës për veprat e qeverive të Shqipërisë është skandal.

Arjan Curi: Ju nuk po kontrolloni veten se ç’po thoni…

Koço Kokëdhima: E kontrolloj shumë mirë. Ti qenke karagjoz.

Arjan Curi: Faleminderit shumë, ti je i mrekullueshëm dhe meriton të jesh kryetar bashkie që këtë herë t’i firmosësh vetë tenderat që do të marrësh.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arjan curri debati live koço kokëdhima zone e lire arjan curri debati live koço kokëdhima zone e lire

Sondazh

Poll