Politike

Tahiri nuk i ndahet origjinës, kuptimi i veçantë i emrit të të birit

19 Prill 2019, 17:23 Nga DOSJA
Tahiri nuk i ndahet origjinës, kuptimi i veçantë i emrit

TIRANË– Ish-ministri Saimir Tahiri dhe bashkëshortja e tij Fatlinda janë bërë prindër për herë të dytë, teksa vetëm para pak ditësh erdhi në jetë djali i tyre.

Çifti vendosën që këtë lumturi ta ndanin me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, ku Saimiri u shfaq në një foto me të birin e porsalindur.

Fatlinda dhe Saimiri kanë vendosur që fëmijën e tyre të dytë ta pagëzojnë me emrin Golik, dhe kjo jo pa arsye.

Golik është emri i një maje mali në Tepelenë, origjina e vetë ish-ministrit Tahiri. Mesa duket ish-ministri i Brendshëm ka një dashuri mjaft të madhe për vendlindjen e tij dhe këtë e ka pasqyruar edhe tek emri i të birit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatlinda tahiri golik saimir tahiri fatlinda tahiri golik saimir tahiri

Sondazh

Poll