Politike

Mocioni i Holandës, Lleshaj: Histerizma, a thua se e shkatërruan shqiptarët

19 Prill 2019, 20:41 Nga DOSJA
Mocioni i Holandës, Lleshaj: Histerizma, a thua se e shkatërruan

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Repolitix”, foli edhe për mocionin e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Sipas Lleshajt shqiptarët janë të pranishëm në skemën kriminale në Holandë, po aq sa janë të përfshirë edhe shumë kombe të tjera.

Ajo që ka ndodhur në parlamentin e Holandës del jashtë gjykimit të vetë qeverisë së Holandës e cila nuk e konsideron problem të madh. Kam të drejtën e plotë t’i bashkangjitem qëndrimit të ministrit përgjegjës për sigurinë në Holandë.

Shqiptarët nuk përbëjnë asnjë problem dramatik. Kam ndjekur një histeri reagimesh a thua se ne e shkatërruam Holandën dhe të bëjmë vetëvrasje këtu. Shqiptarët janë të pranishëm edhe në skemën kriminale atje, si shumë kombe të tjera. Shqiptarët përbëjnë 0/19 %, duke lënë pas polakë, marokenë…

Vendimi i parlamentit nuk ka lidhje me realitetin objektiv në terren. Ka lidhje me perceptimin, janë dy gjëra, realiteti dhe perceptimi. Për një imazh të keq të shqiptarëve atje, po luajnë rol shumë aktorë, në radhë të parë ne që promovojmë një imazh të keq për Shqipërinë, një aktor i tretë i rëndësishëm janë qarqet populiste, nacionaliste, që ndjejnë një farë rizgjimi në Eevropë,”– tha ministri Lleshaj.

Parlamenti Holandez, ka votuar ‘PRO’ kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV, (Lexo këtu) që detyrojnë qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë, me argumentin se shifrat e krimit të organizuar të dominuar nga shqiptarët në Holandë kanë ardhur në rritje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mocioni i holandes rikthimi i vizave per shqiptarwet sander lleshaj mocioni i holandes rikthimi i vizave per shqiptarwet sander lleshaj

Sondazh

Poll