Politike

Pranuan mandatet, Nard Ndoka për opozitarët e rinj: Kush vret vetën politikisht; nuk i bëhet as funeral!

19 Prill 2019, 17:00 Nga DOSJA
Pranuan mandatet, Nard Ndoka për opozitarët e rinj: Kush vret

TIRANË- Ish-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike dhe njëherësh, kryetari  Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, shkruan se ata që kanë pranuar mandatin dhe nuk kanë marrë 10 mijë vota nuk duhet të ishin në Kuvend.

Sipas tij, 10 mijë vota është minimumi për të marrë mandatin e deputetit dhe ata që nuk kanë arritur të marrin kaq vota, nuk kanë moral për të qenë përfaqësues të popullit.

Thjesht të hanë turpin me bukë edhe për disa javë, por moral mos të na bëjnë! Partia Demokratike e Shqipërisë ka ruajtur edhe nëpërmjet koalicionit perfaqesimin plural tek e djathta ndërvite; kuptohet me probleme, ulje e ngritje, xhelozi e intriga politike; ku disa parti janë dëmtuar politikisht, përfshire edhe Demokristianët Shqiptarë!”, shkruan Ndoka.

POSTIMI I PLOTË

Vranë vetën; nuk i vrau njeri!

Partitë politike, aleate të PD-së, që në historinë e tyre elektorale nuk kanë marrë mbi 10 mijë vota (mandati i një deputeti); nuk kanë të drejtë politike as morale të deklarojnë, se përfaqesojnë opozitën apo partinë e tyre në kuvend.

Thjesht të hanë turpin me bukë edhe për disa javë, por moral mos të na bëjnë!

Partia Demokratike e Shqipërisë ka ruajtur edhe nëpërmjet koalicionit perfaqesimin plural tek e djathta ndërvite; kuptohet me probleme, ulje e ngritje, xhelozi e intriga politike; ku disa parti janë dëmtuar politikisht, përfshire edhe Demokristianët Shqiptarë!

Sot, e djathta është plurale; mozaik vlerash në përfaqesim, idesh, programesh, që në këtë senc plotësohet totalisht spektri politik i qendrës së djathtë.

Kush vret vetën politikisht; nuk i bëhet as funeral!

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleatet e bashes djegia e mandateve te opozites nard ndoka opozita e re aleatet e bashes djegia e mandateve te opozites nard ndoka opozita e re

Sondazh

Poll