Politike

Ralf Gjoni ndjek modelin e Rudina Hajdarit, drejt krijimit të një partie

19 Prill 2019, 17:48 Nga DOSJA
Ralf Gjoni ndjek modelin e Rudina Hajdarit, drejt krijimit të një

TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni ka publikuar një status në rrjetin social Facebook, ku bëri reagimin e parë pas përplasjes fizike që pati mbrëmjen e kaluar me ish-deputetin Ervin Salianji.

“Idetë në Parlament – muskujt në rrugë! Politika nga platformë idesh në parlament është kthyer në platformë muskujsh në rrugë. Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një kastë të re e të pastër politike që e do këtë vend,”– shkruan Gjoni në Facebook.

Por për çfarë ideshë e ka fjalën Ralf Gjoni?

Deputeti mesa duket ka ndërmend të krijojë një parti të re me ‘tradhëtarët e LSI-së, ashtu siç bënë e deputetët e “Opozitës së re” që dolën nga listat shumë emërore të Partisë Demokraikte, me në krye Rudina Hajdarin.

 “Për mua prioritet mbetet ndryshimi i sistemit zgjedhor e politik, dhe për këtë do shihni rezultat konkret që të enjten e ardhshme në seancë. Për të tjerat, shqiptarët janë të etur për një tjetër politikë dhe çdo opsion mbetet i hapur,”- tha deputeti Gjoni, i pyetur nëse ka në plan të krijojë një grupim të ri politik pas krijimit të grupit parlamentar, përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Çdo opsion mbetet i hapur, përfshirë këtu edhe gjetjen e mekanizmave për suksesin e zgjedhjeve lokale,”- përfundoi Gjoni.

Ndërkohë deputetja Rudina Hajdari dhe një nga kritikët e Bashës, Astrit Patozi, dy ditë më parë u fotografuan të veshur sport teksa këshilloheshin me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, KQZ iu ka dhënë afat partive deri në 24 prill për t’u regjistruar në zgjedhjet e 30 Qeshorit. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji grup i ri parlamentar ralf gjoni rudina hajdari ervin salianji grup i ri parlamentar ralf gjoni rudina hajdari

Sondazh

Poll