Politike

“Rama do prishë 94 mijë banesa”, Paloka publikon videon: Ngrihuni pa ju ardhur tek dera e shtëpisë

19 Prill 2019, 17:38 Nga DOSJA
“Rama do prishë 94 mijë banesa”, Paloka publikon videon:

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një postim në Facebook shkruan se Rama ka vendosur që të prishë 94 mijë banesa dhe të mos i legalizoj. Paloka shton se të gjithë duhet të ngrihen dhe të mos presin që t’u vijnë tek shtëpitë.

“Rama qe ju premtoi se “edhe enveri po te ngrihet nuk ju a prish dot shtepite”, pak dite me pare ka vendosur qe 94 mije banesa ne Tirane dhe gjithe vendin , nuk do te legalizohen por do te prishen.

94 mije…

Shihini keto pamje. Kujtoni dhe se si ju leshoi gazin helmues femijeve brenda shtepive, i dhunoi, i burgosi e ne fund ju prishi dhe shtepite e i la ne rruge.Rrezoni Ramen perpara se t’ju rrezoj shtepite. Ngrihuni pa ju ardhur tek dera e shtepise.”, shkruan Paloka.

Kujtojmë se  ditët e fundit ka pasur një përplasje mes banorëve dhe IKMT tek Bregu i Lumit, ku do të prishen 36 banesa. Policia në disa raste ka përdorur dhe gazin lotsjellës për t’i nxjerrë nga shtëpitë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka edi rama prishja e banesave edi paloka edi rama prishja e banesave

Sondazh

Poll