Sport

Manchester City ëndërron përsëri Messin, kontratë e çmendur në janar për argjentinasin

3 Nëntor 2020, 17:22 Nga DOSJA
Manchester City ëndërron përsëri Messin, kontratë e

SPANJË– Nga Anglia vijnë lajme të reja në lidhje me lamtumirën e Lionel Messit me Barcelonën. Sipas gazetës The Telegraph, Manchester City po përgatit një kontratë faraonike që do t’i ofrohet argjentinasit para janarit.Pas sulmit të dështuar verën e kaluar, ekipi drejtuar nga Pep Guardiola mund të përfitonte nga kaosi që ka përfshirë në nivelin administrativ Barcelonën, pas dorëheqjes së presidentit Josep Bartomeu.

Disa javë më parë, drejtori i operacioneve financiare të City Omar Berranda, nuk kishte bërë të paditurin për interesimin e klubit të tij për Pleshtin: “Flasim për një talent të pabesueshëm, që mund të ketë një impakt të jashtëzakonshëm në cilindo klub, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Është më i miri i gjeneratës së tij. Mendoj se cilido klub në botë do të donte ta kishte në dispozicion. Nëse Messi largohet nga Barça do ta marrim në konsideratë mundësinë për ta marrë”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester city messi manchester city messi

Sondazh

Poll

Sport 3 Nëntor 2020, 17:11

Covidi lë pa Champions gjyqtaren Rusta

TIRANE – Situata me Covidin ka dalë nga kontrolli në të gjithë Europën aq më tepër në akvitietet të kontaktit dhe të intesitetit të lartë sic është futbolli. Së...

Sport 2 Nëntor 2020, 19:03

Rusia gati të presë “Euro 2020”

FRANCE – Rusia shprehet e gatshme të presë “Euro 2020”-n, kampionatin europian të ftubollit që duhet të zhvillohej këtë verë, por për shkak të pandemisë C...