Sport

Reja humbet pjesët, sulmuesi kryesor rezulton i infektuar me koronavirus

3 Nëntor 2020, 13:20 Nga DOSJA
Reja humbet pjesët, sulmuesi kryesor rezulton i infektuar me koronavirus

ZVICËR– Në muajin nëntor Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë edhe një herë në fushë për të luajtur dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Pas Odise Roshit të dëmtuar, Klaus Gjasulës, Ramadanit, Dermakut dhe Bares për shkak të rregullave shtrënguese prej “COVID-19”, tekniku italian nuk do të grumbullojë sulmuesin Florian Kamberi. Futbollisti ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Konfirmimi erdhi nga klubi i tij, St Gallen, nëpërmjet një deklarate zyrtare. 25-vjeçari u largua Skocia për t’u bashkuar me skuadrën e Superligës së Zvicrës, në verë. Kamberi luajti si zëvendësues në humbjen 3-1 të St Gallen ndaj FC Basel, të dielën, megjithatë klubi tha se ai filloi të shfaqte simptomat e virusit të hënën në mbrëmje.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është vetizoluar ndërsa St Galle anuloi stërvitjen e së hënës. Infektimi i Kamberit do të thotë se do të humbasë grumbullimin me Shqipërinë (në rast se do të ishte në planet e Edy Rejas).

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kamberi shqiperia kamberi shqiperia

Sondazh

Poll

Sport 2 Nëntor 2020, 19:03

Rusia gati të presë “Euro 2020”

FRANCE – Rusia shprehet e gatshme të presë “Euro 2020”-n, kampionatin europian të ftubollit që duhet të zhvillohej këtë verë, por për shkak të pandemisë C...