Sport

Rusia gati të presë “Euro 2020”

2 Nëntor 2020, 19:03 Nga DOSJA

FRANCE – Rusia shprehet e gatshme të presë “Euro 2020”-n, kampionatin europian të ftubollit që duhet të zhvillohej këtë verë, por për shkak të pandemisë Covid-19, u shty për në vitin e ardhshëm. Sipas planit, organizimi i këtij Europiani duhet të ishte mes 12 qyteteve të ndryshme europiane: Amsterdam, Baku, Bilbao, Bukuresht, Budapest, Kopenhagen, Dublin, Glasgou, Londër, Mynih, Romë dhe Shën Petërburg.

Megjithatë, plani për të gjetur një formulë të re, i ndikuar edhe nga situata e pandemisë, është në proces diskutimi ende nga UEFA. Sipas “Lë Parisien”, Rusia ka bërë hapa konkret për t’u ofruar si një vend i sigurtë për zhvillimin e Europianit, duke qenë se ka edhe infrastrukturën e ngritur.

Në Rusi u zhvillua Botërori i vitit 2018 dhe për këtë arsye, mendohet që të jetë një kandidat i fortë edhe për Europianin, që është planifikuar të zhvillohet nga data 11 qershor në 11 korrik të vitit 2021.

Në Rusi raportohen edhe numra të ultët sa i përket infektimeve, kjo si rrjedhojë edhe vendimeve që janë marrë për të mbyllur kufijtë që nga data 18 mars, ndërkohë që ka përjashtime për ekipet dhe aktivitetet sportive.

Një tjetër opsion ishte edhe Azerbaixhani, por që është skualifikuar për shkak të konfliktit që ka me Armeninë. Ndërkohë UEFA ka njoftuar se ky turne mund të afrohet për muajin mars. “Shëndeti i pjesëmarrësve në lojë është prioritet, për këtë arsye nuk duam të ushtrojmë asnjë presion në shërbimet publike të asnjë vendi që do të organizojë ndeshjet.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 2 Nëntor 2020, 13:09

FSHF, nga bojkoti i futbollit në risi

TIRANE – Futbolli në Shqipëri është rikthyer vrullshëm dhe tanimë bojkoti i ka lënë vendin topit. Federata Shqiptare e Futbollit këtë edicion ka organizua...