Sport

75-vjetori i trishtë i Gerd Muller, legjenda e Gjermanisë që po shuhet ngadalë: Nuk ha më, qëndron në shtrat 24 orë

3 Nëntor 2020, 10:15 Nga DOSJA
75-vjetori i trishtë i Gerd Muller, legjenda e Gjermanisë që po

GJERMANI-Më datë 3 nëntor Gerd Muller mbush 75 vjeç.Qendërsulmuesi legjendar i Gjermanisë Perëndimore tani është në një gjendje të pakthyeshme, thuajse i pavetëdijshëm, duke fjetur pjesën më të madhe të kohës.Bashkëshortja e tij, Uschi, pohoi me keqardhje se i mbiquajturi “Bombarduesi” po i afrohet fundit.

“Ai qëndron në shtrat gati 24 orë në ditë, ka vetëm momente të rralla zgjimi. Është bukur kur hap pak sytë. Ndonjëherë ai mund të thotë po ose jo, duke lëvizur qerpikët. Gerdi fle, duke pritur fundin. Ai ka qenë gjithmonë një luftëtar, një djalë i guximshëm, është edhe tani. I qetë dhe paqësor. Shpresoj se nuk po vuan dhe nuk mund të mendojë për fatin e tij, një sëmundje që ia privon një njeriu dinjitetin. Ai po shkon ngadalë, në jetën e përtejme, duke fjetur”.

Trajneri aktual i Bayernit, Hansi Flick, gjithashtu nënvizoi arritjet e Gerd Müllerit, kur u pyet se kush ishte futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave për të.

“Në fëmijërinë time, ai ishte lojtari më i mirë, sepse shënonte gola me një natyrshmëri që nuk ekziston më. Ai ishte idhulli i rinisë time dhe unë isha shumë i lumtur kur arrita ta takoja”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gerd muller gjermania gerd muller gjermania

Sondazh

Poll

Sport 2 Nëntor 2020, 19:03

Rusia gati të presë “Euro 2020”

FRANCE – Rusia shprehet e gatshme të presë “Euro 2020”-n, kampionatin europian të ftubollit që duhet të zhvillohej këtë verë, por për shkak të pandemisë C...

Sport 2 Nëntor 2020, 13:09

FSHF, nga bojkoti i futbollit në risi

TIRANE – Futbolli në Shqipëri është rikthyer vrullshëm dhe tanimë bojkoti i ka lënë vendin topit. Federata Shqiptare e Futbollit këtë edicion ka organizua...