Sport

Hysi: “Luftëtari? Ne nuk jemi kooperativë bujqësore”!

3 Nëntor 2020, 10:59 Nga DOSJA
Hysi: “Luftëtari? Ne nuk jemi kooperativë bujqësore”!

GJIROKASTER – E regjistruar në këtë sezon në Kategorinë e Parë, Luftëtari i Gjirokastrës, me mospjesëmarrjen e tij në duelin ndaj Elbasanit për Kupën e Shqipërisë të dielën, ka shkuar në nivelin zero, duke reklamuar tërësisht shkrirjen e tij si klub.

Dhe si për t’i vënë “vulën” kësaj situate, dje Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, ka marrë vendimin për përjashtimin e skuadrës gjirokastrite të Luftëtarit edhe në sezonin e ardhshëm nga aktiviteti i Kupës së Shqipërisë.

Problemet ekonomike, borxhet ndaj futbollistëve dhe trajnerëve të ndryshëm, gjyqet me FIFA-n, marrëdhëniet konfliktuale mes aksionerëve, apo konfliktet presidencë-Bashki, e kanë agravuar situatën, duke sjellë edhe shkatërrimi e 90 viteve histori të futbollit gjirokastrit…

“Ne nuk jemi kooperativë bujqësore. Situata është shumë e rëndë. Në Gjirokastër nuk ekzistojnë as ekipet zinxhir. Luftëtari i Brahos, Kallucit, Seitit, Bonit, etj., nuk e meriton këtë situatë”, ka deklaruar ndër të tjera plot dhimbje ish-futbollisti dhe trajneri gjirokastrit Mustafa Hysi, në emisionin radiofonik “Rubrika sportive”, në Radio Tirana.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport disiplina kategoria e pare konfliktet presidence-bashki kupa e shqiperise luftetari luftetari i gjirokastres disiplina kategoria e pare konfliktet presidence-bashki kupa e shqiperise luftetari luftetari i gjirokastres

Sondazh

Poll

Sport 2 Nëntor 2020, 19:03

Rusia gati të presë “Euro 2020”

FRANCE – Rusia shprehet e gatshme të presë “Euro 2020”-n, kampionatin europian të ftubollit që duhet të zhvillohej këtë verë, por për shkak të pandemisë C...

Sport 2 Nëntor 2020, 13:09

FSHF, nga bojkoti i futbollit në risi

TIRANE – Futbolli në Shqipëri është rikthyer vrullshëm dhe tanimë bojkoti i ka lënë vendin topit. Federata Shqiptare e Futbollit këtë edicion ka organizua...