Sport

Maradona shtrohet në spital me shenja depresioni, mjeku personal: Është i trishtuar dhe nuk ushqehet

3 Nëntor 2020, 09:29 Nga DOSJA
Maradona shtrohet në spital me shenja depresioni, mjeku personal:

ARGJENTINË-Diego Armando Maradona u shtrua në spital me shenja depresioni tre ditë pas ditëlindjes së tij të 60-të. Një anëtar i stafit të “Pibe de oro” deklaroi se gjendja shëndetësore e ish-futbollistit nuk është e mirë. “Ai ka qenë shumë i trishtuar për një javë, nuk dëshironte të hante”, tha ai, duke shtuar se mjeku personal i Maradonës, Leopoldo Luque, e çoi ish-futbollistin në spital për t’iu nënshtruar kontrolleve shëndetësore.

Ish-fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 u shtrua në një klinikë private në La Plata, rreth 40 kilometra në jug të Buenos Aires. Maradona ka jetuar atje që nga fundi i vitit të kaluar kur mori rolin e trajnerit të ekipit të kategorisë së parë Gimnasia y Esgrima.

Luque mohoi që Maradona të jetë infektuar me Covid-19. Ish-kampioni ishte izoluar në shtëpi për disa ditë pasi një person me të cilin ai punoi tregoi simptoma të sëmundjes. “Ai nuk kishte energji, ideja ime është që ai të hidratohet për tre ditë, të shohë si do ecë kura megjithatë nuk ka ndonjë emergjencë.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maradona maradona

Sondazh

Poll

Sport 2 Nëntor 2020, 19:03

Rusia gati të presë “Euro 2020”

FRANCE – Rusia shprehet e gatshme të presë “Euro 2020”-n, kampionatin europian të ftubollit që duhet të zhvillohej këtë verë, por për shkak të pandemisë C...

Sport 2 Nëntor 2020, 13:09

FSHF, nga bojkoti i futbollit në risi

TIRANE – Futbolli në Shqipëri është rikthyer vrullshëm dhe tanimë bojkoti i ka lënë vendin topit. Federata Shqiptare e Futbollit këtë edicion ka organizua...