Sport

Martini: Vjet e ngritëm stekën, tani Teuta do titullin

3 Nëntor 2020, 17:16 Nga DOSJA
Martini: Vjet e ngritëm stekën, tani Teuta do titullin

DURRES – Skuadra durrsake e Teutës nuk e ka feshur kandidaturën e saj për titullin e lartë të kampionit për këtë sezon, edhe pse ai ende nuk ka nisur. Të mërkurën e 4 nëntorit, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, “djemtë e detit” të Teutës, në orën 16:45, do të përballen në startin e Kampionati të 82-të të Superiores, korçarët e Skënderbeut.

Trajneri Edi Martini i skuadrës bregdetare, është shprehur në konferencën për shtyp për gjendjen e skuadrës së tij, ka folur për rivalët e Skënderbeut, duke mos i anashkaluar synimet e durrsakëve që në prag të kësaj premiere të kampionatit.

Teuta për titulli? “Edhe po të mos dua ta them, jeni ju që e keni trumbetuar. Është e pritshme diçka e tillë. Lojtarët që janë në ekip e çuan vetë stekën lart sezonin e shkuar, duke fituar Kupën dhe Superkupën. Natyrisht që mendimi tani është që të jemi për titullin kampion. Bashkë me djemtë mendojmë se do të jemi në luftë për titull deri në javën e fundit”.

Teuta, gati për startin: “Ka qenë një periudhë pak problematike, pasi çdo javë bëheshim gati të nisnim kampionatin.  Gjithsesi të shohim përpara, pasi ndeshja e parë e kampionatit është e rëndësishme. Mendoj se te Skënderbeu kanë djem të rinj mjaft të talentuar. Është një ekip që nuk ka çfarë humbet, që po ripërtërihet. Besoj se na pret një ndeshje e fortë, ndaj një ekipi me dëshirë, që vrapon shumë dhe mendoj se janë një ekip i denjë. Mendoj se jemi gati psikologjikisht dhe fizikisht”.

Pozicioni i Dejvi Bregut: “Dejvi është djalë inteligjent dhe mundet të luajë në çdo rol. Është vlerë e shtuar e skuadrës sonë dhe do të luajë aty ku do të kemi nevojë. Konkurrenca është pozitive. Vjet ktheja kokën nga pankina dhe e kisha të vështirë të hidhja një lojtar në fushë. Sivjet kemi shumë lojtarë.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport djemte e detit durrsaket fituan kupen dhe superkupen kampionati i 82-te i superiores teuta djemte e detit durrsaket fituan kupen dhe superkupen kampionati i 82-te i superiores teuta

Sondazh

Poll

Sport 3 Nëntor 2020, 17:11

Covidi lë pa Champions gjyqtaren Rusta

TIRANE – Situata me Covidin ka dalë nga kontrolli në të gjithë Europën aq më tepër në akvitietet të kontaktit dhe të intesitetit të lartë sic është futbolli. Së...

Sport 2 Nëntor 2020, 19:03

Rusia gati të presë “Euro 2020”

FRANCE – Rusia shprehet e gatshme të presë “Euro 2020”-n, kampionatin europian të ftubollit që duhet të zhvillohej këtë verë, por për shkak të pandemisë C...