Sport

Arrestohet Ryan Giggs, ish-futbollisti i Manchester United dhunoi të fejuarën

3 Nëntor 2020, 09:42 Nga DOSJA
Arrestohet Ryan Giggs, ish-futbollisti i Manchester United dhunoi të

UELLS-Trajneri aktual i Uellsit, Ryan Giggs është arrestuar sepse dyshohet se ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij.Ish-lojtari i Manchester United u dërgua në stacionin e policisë dhe iu nënshtrua disa orë pyetje përpara se të lirohej me kusht në Pendleton. Denoncimi erdhi përmes fqinjëve, të cilët lajmëruan policinë për shkak të zhurmave që vinin nga shtëpia. “Një grua rreth të tridhjetave pësoi dëmtime të lehta, por nuk kishte nevojë për trajtim. Një 46-vjeçar u arrestua me akuzat e sulmit, “tha një zëdhënës i policisë në Manchester në lidhje me mosmarrëveshjen.

Federata Uellsiane e Futbollit ka anuluar konferencën për shtyp të planifikuar për sot pasi ka njoftuar se ka ndodhur një aksidentu duke përfshirë trajnerin Ryan Giggs.

Giggs, ish-mesfushori i Manchester United dhe trajner i Uellsit që nga janari 2018, duhej të merrte pjesë në takimin e mediave për të njoftuar skuadrën e Uellsit përpara ndeshjes miqësore kundër Shteteve të Bashkuara në 12 nëntor dhe ndeshjeve të grupeve në Ligën e Kombeve kundër Irlandës dhe Finlandës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester united ryan giggs manchester united ryan giggs

Sondazh

Poll

Sport 2 Nëntor 2020, 19:03

Rusia gati të presë “Euro 2020”

FRANCE – Rusia shprehet e gatshme të presë “Euro 2020”-n, kampionatin europian të ftubollit që duhet të zhvillohej këtë verë, por për shkak të pandemisë C...

Sport 2 Nëntor 2020, 13:09

FSHF, nga bojkoti i futbollit në risi

TIRANE – Futbolli në Shqipëri është rikthyer vrullshëm dhe tanimë bojkoti i ka lënë vendin topit. Federata Shqiptare e Futbollit këtë edicion ka organizua...