Aktualitet

Rikthehet sëmundja e gjuhës blu, rrezikohen bagëtitë në Gjirokastër

3 Nëntor 2020, 11:56 Nga DOSJA
Rikthehet sëmundja e gjuhës blu, rrezikohen bagëtitë në

GJIROKASTËR– Dita ditës, sëmundja e gjuhës blu është bërë kërcënim për bagëtitë në Europë por edhe në qarkun e Gjirokastrës. Sipas epidemiologut veterinar, Kujtim Mërsini, gjuha blu përhapet nga mushkonjat, duke shpjeguar edhe vaksinën për këtë sëmundje. Para 6 vitesh si pasojë e kësaj sëmundje ngordhën mijëra dele, ndërsa dëmshpërblimi për fermerët ishte 100 milion lekë të vjetra. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së fundmi është duke mbledhur të dhënat e shumës së bagëtive të infektuar dhe shumën se sa prej tyre kanë ngordhur, ku dhe do të vendoset nëse për fermerët do të jepet dëmshpërblim ose jo.

“E vetmja mënyrë për të kontrolluar sëmundjen sot për sot për kushtet e Shqipërisë është që bagëtitë gjatë natës të qëndrojnë në stalle, sepse ky insekt aktivizohet në mbrëmje dhe dritaret e stallave duhet të jene më rrjeta. Po ka, është një vaksinë që prodhohet për këtë sëmundje ne kemi steriotipin 4, ekziston një vaksinë inaktive bivalente që mund të aplikohet tek kafshët, por në Shqipëri nuk është. Shpresohet që vitin e ardhshëm ta kemi.  Sëmundja ka qarkulluar në Shqipëri që nga viti 2014-2016, ka qenë shpërthim epidemik gjatë këtu dy viteve. në këtë periudhë ngordhën 10 mijë krerë dhe u prekën 260 mijë. pra shtrirja ishte mjaft e gjerë dhe ngordhshmëria ishte e lartë”- është shprehur Kujtim Mërsini.

(s.s)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kujtim mersini semundja e gjuhes blu kujtim mersini semundja e gjuhes blu

Sondazh

Poll