Aktualitet

Kultivuan lëndë narkotike në malin e Gomenit, jepet masa për 8 personat

3 Nëntor 2020, 11:39 Nga DOSJA
Kultivuan lëndë narkotike në malin e Gomenit, jepet masa për

TIRANE– Për 8 të arrestuarit që kultivuan kanabis në malin e Gomenit në Zall Herr të Tiranës është dhënë masa e arrestit ditën e sotme. Gjykata plenare ka vendosur që 8 të arrestuarit të dënohen me burg.

Masa e arrestit është caktuar për Edjon Hoxhën, Fatmir Hoxhën, Ali Hoxhën, Pëllumb Hoxhën dhe Glodjan Hoxhën, Durim Hoxhën, Qerim dhe Lulzim Hoxhën.

Disa nga personat e lënë në burg ishin te interesuar drejtpërdrejtë, disa kultivues ne tokat e tyre, ose pranë tokave të tyre, disa kujdesen, prashisin, ujisin, ka dhe te tjerë qe kishin rolin e korrierit ose rojeve, nëse vinte policia në zonë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, gjatë vitit 2020, në zona pyjore afër fshatit Herraj, në malin e Gomenit dhe në zona të tjera të Njësisë Administrative Zallherr, Tiranë, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar në periudha të ndryshme kohore gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lende narkotike ne malin gomen lende narkotike ne malin gomen

Sondazh

Poll