Aktualitet

Iu shpërthye banesa me tritol, kushëriri i Nuredin Dumanit flet pas ‘mesazhit’: Kam parë punët e mia, s’di gjë kush m

3 Nëntor 2020, 10:50 Nga DOSJA
Iu shpërthye banesa me tritol, kushëriri i Nuredin Dumanit flet pas

TIRANË– Skënder Hoxha, kushëriri i Nuredin Dumanit, që një natë më parë mori ‘një mesazh’ në formën e një sasie tritoli, ka folur para grupit hetimopr. Dosja.al mëson se Hoxha është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e ka idenë se kush mund të jetë autori.

I pyetur në lidhje me aktivitetin e kushëririt të tij, Dumanit, një nga personat e shumëkërkuar, Hoxha është shprehur se ka parë gjithmonë ‘punët e tij’.

Nuk kam asnjë problem me njeri. Kam parë punët e mia. Nuk e di cilët kanë qenë,”- mësohet të ketë thënë Hoxha.

Ngjarja ndodhi një natë më parë rreth orës 21:30, në lagjen nr.14 të Durrësit, kur 36-vjeçarit Skënder Hoxha iu vendos tritol në banesë. Sasia e lëndës shpërthyese ishte e vogël dhe nuk ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke bërë që Polciia të mendojë se bëhet fjalë për një mesazh.

Por për kë mund të jetë mesazhi?

Skënder Hoxha është i afërmi i Dumanit dhe dyshohet se lënda plasëse i është vendosur për t’i dërguar një mesazh kushëririt të tij, i cili akuzohet për shumë vrasje. Aktiviteti i Dumanit ka nisur shumë vite më parë, (lexo këtu dosjen e plotë) dhe i riu nga Dibra me vendbanim me Durrës, tashmë për autoritetet shqiptare, është një vrasës me pagesë. Ai akuzohet si i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, ku kanë mbetur 4 viktima mes të cilëve vëllezërit Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdyli.

Gjithashtu, 37-vjeçari ekzekutoi vëllanë e bashkëpunëtorit të tij, Talo Çela, Bujarin. Talo Çela dhe Nuredin Dumani janë konfliktuar bashkë dhe si hakmarrje, ky i fundit i vrau të vëllanë. Nuredin Dumani është shpallur në kërkim edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe të Klevis Kapllanit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nuredin dumani skender hoxha tritol ne durres nuredin dumani skender hoxha tritol ne durres

Sondazh

Poll