Aktualitet

Lëviznin me shkop bejsbolli dhe me dokumente të falsifikuara, arrestohen nga policia dy të rinj në Kukës

3 Nëntor 2020, 11:26 Nga DOSJA
Lëviznin me shkop bejsbolli dhe me dokumente të falsifikuara,

TIRANE– Policia e Kukësit ka arrestuar dy shtetas të cilët lëvizninm me letra të falsifikuara si dhe me shkop bejsbolli me vete.

Në pranga ranë shtetasit E. B., 28 vjeç dhe E. Ç., 22 vjeç, të dy banues në Kukës pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia iu gjetën një leje drejtimi polake dhe një letërnjoftim me të dhënat e një shtetasi polak me inicialet M.B, të falsifikuara si dhe një shkop bejsbolli.

Dy personat do të gjykohen për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale të mësipërme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne kukes letra te flasifikuara shkop bejsbolli arrestim ne kukes letra te flasifikuara shkop bejsbolli

Sondazh

Poll