Aktualitet

EMRAT/ OFL në Tiranë, u dërgon pusullën katër subjekteve të radhës

3 Nëntor 2020, 11:53 Nga DOSJA
EMRAT/ OFL në Tiranë, u dërgon pusullën katër

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot pusullën katër subjekteve të radhës, të cilët brenda 48 orëve, do të duhet të vetëdeklarojnë pasurinë dhe burimin e tyre. 

Përmes njoftimit zyrtar, OFL-ja njoftoi se të dënuarit janë : 

Bashkim (Kosta) Mëllugja banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Urim Picari banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Naim Lataj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Bledar Stafuka banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Njoftimi i OFL, 3 nëntor: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: B. (K.) M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim; U. P., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; N. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; B. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim kosta mellugja bledar stafuka naim lataj ofl ne terren urim picari bashkim kosta mellugja bledar stafuka naim lataj ofl ne terren urim picari

Sondazh

Poll