Aktualitet

Najada Çomo lajmëron karantinë të pjesshme, Nëse të infektuarit rriten me kët ritëm, mund të mbyllemi

3 Nëntor 2020, 11:39 Nga DOSJA
Najada Çomo lajmëron karantinë të pjesshme, Nëse

TIRANË– Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo ka paralajëmruar një mbyllje të pjesshme të Shqipërisë. E ftuar në “Opinion”, Çomo tha se nuk e uron këtë gjë, por që mund të ndodhë.

Ajo shtoi edhe se mund të mbyllet vetëm një pjesë e Tiranës, që ka më shumë grumbullime njerëzit.

“Nuk e uroj një gjë të tillë, por mund të ndodhë. Nëse shifrat vijojnë që të jenë alarmante rrezikojmë një mbyllje të pjesshme të Shqipërisë. Mund të ketë një mbyllje të zonave që të janë më të rrezikuara,”- tha Çomo.

Ndërkohë në Shqipëri, shifrat sa vijnë e rriten. Në total, që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 527 persona, ndërsa numri i të infektuarve aktivë ka shkuar në 9,629.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koornavirusi në shqipëri mbyllja e dyte ne shqiperi najada çomo viktimat e koronavirusit ne shqiperi koornavirusi në shqipëri mbyllja e dyte ne shqiperi najada çomo viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll