Aktualitet

EMRAT + FOTO/ Të dënuar me nga 5 vite burg secili, arrestihet çifti mashtrues nga Shkodra

3 Nëntor 2020, 09:59 Nga DOSJA
EMRAT + FOTO/ Të dënuar me nga 5 vite burg secili, arrestihet

TIRANË– Zamir Kalej 53 vjeç dhe Bukurije Kalej, 48 vjeçe janë vë në në pranga nga Policia e Tiranës, pasi ishin shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia njofton se çifti janë të dënuar me nga 5 vite dënim secili për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Kapen dhe ndalohen 4 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve Zamir Kalej, 53 vjeç dhe Bukurije Kalej, 48 vjeçe (bashkëshortë), banues në Shkodër. Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar secilin prej tyre me 5 vjet dënim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” kryer në bashkëpunim.

(f.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet cifti nga shkodra bukurije kalej zamir kalej arrestohet cifti nga shkodra bukurije kalej zamir kalej

Sondazh

Poll