Aktualitet

Përdhunonin të miturit, vihet në pranga 18 vjeçari, në kërkim bashkëpuntori i tij

3 Nëntor 2020, 10:31 Nga DOSJA
Përdhunonin të miturit, vihet në pranga 18 vjeçari,

LEZHE– Policia e Lezhës ka arrestuar një 18 vjeçar i cili është banues në Pukë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër përdhunonin të miturit e moshave 14 deri në 18 vjeç.

‘Policia e Lezhës ka bërë ndalimi i shtetasit S. P., 18 vjeç, banues në Pukë dhe është shpallur në kërkim shtetasi M. P., banues në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”-thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu është bërë arrestimi i një 23 vjeçari pasi ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpiak, ndërsa një 48 vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bënë arrestimin e shtetasve:
– A. V., 23 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në qytet -G. Gj., 48 vjeç, banues në fshatin Tresh, Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, në banesë. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë është bërë ndalimi i shtetasit S. P., 18 vjeç, banues në Pukë dhe është shpallur në kërkim shtetasi M. P., banues në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 33 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, nën ndikimin e alkoolit, është përplasur me mjetin tip “Renault” dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë 2 shtetas që ishin pasagjerë në këtë mjet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne lezhe perdhunim i te mitures arrestime ne lezhe perdhunim i te mitures

Sondazh

Poll