Aktualitet

“Furtunë” në policinë e Shtetit, Ardi Veliu i jep ‘impulse’ të reja bluve, drejtorët e Elbasanit, Dibrës dhe Kukë

3 Nëntor 2020, 10:28 Nga DOSJA
“Furtunë” në policinë e Shtetit, Ardi Veliu i jep

TIRANË- Një valë ndryshimesh ka përfshirë edhe policinë e Shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë ndryshuar drejtorët vendorë në qarqet Elbasan, Kukës dhe Dibër. Arjan Muça, drejtor i Drejtorisë Vendore në Elbasan është transferuar në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa në vend të tij është vendosur, Alket Shatro.

Ndryshime ka edhe në Kukës, ku drejtori Erigert Mitri është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme, ndërsa në vend të tij është emëruar Alban Çela.

Ndërsa po në Dibër, Skënder Kalemi ka kaluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe është zëvendësuar nga Artur Selimi, drejtor i Policisë Vlorë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se drejtori Ardi Veliu i ka bërë këto ndryshime me qëllim dhënien e impulseve të reja, punës në Policinë e Shtetit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alket shatro ardi veliu arjan muca artur selimi erigert mitri rrokada ne polici skender kalemi alket shatro ardi veliu arjan muca artur selimi erigert mitri rrokada ne polici skender kalemi

Sondazh

Poll