Politike

BKH pranoi gabimin me skualifikimin e ‘kandidatit’/ Ambasadorja Yuri Kim mbështet reagimin ZYRTAR: Sinjal i fortë, ka tran

2 Nëntor 2020, 17:58 Nga DOSJA
BKH pranoi gabimin me skualifikimin e ‘kandidatit’/ Ambasadorja Yuri

TIRANË– Ambasadorja Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pasi  Byroja Kombëtare e Hetimit pranoi gabimin e bërë me skualifikimin nga gara të “kandidatit”. Kim, me anë të një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se SHBA e mbështet reagimin e BKH-së, duke e konsideruar si një sinjal se po punohet me transparencë dhe integritet. 

 “Ne e përshëndesim njoftimin e BKH se ajo ka shqyrtuar rezultatet e testit dhe ka korrigjuar një gabim. Sinjal i fortë që BKH po siguron transparencë dhe integritet, praktikon kontrollin e cilësisë dhe po merr përgjegjësi për veprimet e tij. Kështu duket reforma e vërtetë!,” – shkruan Kim. 

Byroja Kombëtare e Hetimit ka pranuar gabimin me skualifikimit të një kandidati, i cili ka qënë pjesë e garës për t’u bërë hetues i të ashtuquajturës FBI-ja shqiptare. Në një reagim zyrtar, BKH-ja i ka hedhur fajin për skualifikimin e një prej kandidatëve programit “Microsoft Exel”, që sipas tyre “gaboi” në renditjen e kandidatëve në bazë të pikëve të mbledhura. Ndësa shtoi se të gjitha rezultatet e tjera të përllogaritura janë të sakta.

Megjithatë “kandidati” depozitoi një padi disa ditë më parë në gjykatën Administrative, proces që do të zhvillohet më 11 nëntor.

(k.m/a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bkh fbi gara per bkh yuri kim bkh fbi gara per bkh yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 2 Nëntor 2020, 17:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batuatat me ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Në fjalën përshendetëse për çmimin e marr...