Politike

 “Plani u ndryshua brenda 72 orëve”/ Basha takim me pedagogët: Teknologjia në universitete e pamjaftueshme për mësimin

2 Nëntor 2020, 15:51 Nga DOSJA
 “Plani u ndryshua brenda 72 orëve”/ Basha takim me

TIRANË- Pas takimit që zhvilloi me studentët, Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me disa pedagogë të universiteteve vendit. Në fjalën e tij ai tha se teknologjia në universitete nuk është e mjaftueshme për të zhvilluar mësimin online. Basha është shprehur se vendimi, për zhvillimin e mësimit online është marrë brenda 72 orësh dhe sipas tij, kjo gjë ishte e papritur për studentët pasi nuk janë marrë masat e nevojshme për një vendim të tillë. 

“Sot duhet të ishit në mësim por fatkeqësisht nuk u zhvillua mësimi. Muaji ka pësuar rrjedhje tjetër pasi nuk do të ketë mësim në auditore por online sipas urdhërit të qeverisë. Jemi takuar me studentët për tema të ndryshme. Shqiptarët mund t’i cekin disa prej çështjeve. Sa i përgatitur është sistemi arsimor për mësimin online. Asgjë nuk është surprizë. Ndryshe nga marsi që pandemia na kapi papërgatitur. Në informacionin që mora nga kolegët tuaj dhe studentët, nuk janë marrë masat e nevojshme. Plani u ndryshua brenda 72 orëve. Do të doja të flasim hapur me problematikën që kemi. Studentët i kam dëgjuar. Teknologjia dhe kapacitetet e universiteteve e pamjaftueshme për të zhvilluar një proces dinjitoz online. Është humbur shumë kohë. Mirëpres propozimet tuaja për të përballuar këtë kalim të beftë tek mësimi online” – tha Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar për më shumë se një orë takimin me pedagogë nga e gjithë Shqipëria, për të diskutuar lidhur me sfidat e zhvillimit të mësimit online. Pas takimit që zhvilloi me studentët paraditen e sotme, Basha dëgjoi ankesat e pedagogëve të tyre, të cilët njëzëri janë ankuar lidhur me kushtet e papërshtatshme për të zhvilluar mësim.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha takim me pedagogët lulzim basha lulzim basha takim me pedagogët

Sondazh

Poll