Politike

Blerina Gjylameti fiton betejën me Covid-19, edhe bashkëshorti “negativ”/ Deputetja e PS-së tregon gjendjen e fos

2 Nëntor 2020, 16:15 Nga DOSJA
Blerina Gjylameti fiton betejën me Covid-19, edhe bashkëshorti

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti ka fituar betejën me pandeminë e koronavirusit. Gjylameti në një prononcim të dhënë për Abcnews ka bërë me dije se tamponi i bërë disa ditë më parë ka dalë “negativ”.

Ajo ka shtuar se virusin e ka kaluar edhe bashkëshorti i saj, dhe të gëzojnë shëndet të plotë. Deputetja, e cila gjithashtu është në muajt e fundit të prites së një fëmijë, ka bërë me dije se dhe foshnja është në gjendje të mirë. 

“E kam kaluar koronavirusin. Jam negativizuar prej disa ditësh. Edhe familjarët e mi kanë rezultuar negativë. Unë dhe foshnja jemi në gjendje të mirë shëndetësore,”– është shprehur ajo për abcnews.al

Gjylameti u konfirmua pozitive me Covid-19 disa javë me parë, dhe ishte vetë ajo që e bëri publik lajmin për mediat, duke treguar që kishte pasur simptoma të pandemisë. Ndërkohë që ende e infektuar nga pandemia brenda PS-së është edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ndërkohë që më herët ndër socialistë janë infektuar edhe, Elio Hysko dhe kryebashkiaku, Erion Veliaj. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blerina gjylameti blerina gjylameti shtatzene blerina gjylameti blerina gjylameti shtatzene

Sondazh

Poll