Politike

‘Shtëpia me gjethe’ fiton çmim, Rama tregon HISTORITË: Sarcozy ndryshoi mendim për Shqipërinë, princi Albert u “mor

2 Nëntor 2020, 17:46 Nga DOSJA
‘Shtëpia me gjethe’ fiton çmim, Rama tregon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremonië e dhënies së çmimit nga Këshilli i Europës për “Shtëpinë me Gjethe”, duke e vlerësuar si Muzeu më i mirë për vitin 2020. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ka treguar disa histori lidhur me persona që e kishin vizituar muzeun në qendër të Tiranës. Duke përmendur princin Albert të Monakos dhe ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy, Rama tha se të dy kishin ndryshuar mendim për Shqipërinë pas vizitës së tyre. Sipas numrit një të qeverisë, muzetë janë të vetmet objekte që të përafrojnë me realitetin e Shqipërisë, apo dhe vendeve të tjera. 

Një shembull me një djalë të ri, por jo edhe shumë të ri. Pasi pa Bunkartin më ka thënë që për herë të parë, mund të besonte për gjithë çfarë kishte dëgjuar për komunizmin. Që gjithë ato tmerre dhe lemeri ishin të vërteta. Besoj që është ndjesia e atmosferës, e aromës që i flet dikujt që nuk e ka jetuar atëkohë. Dhe për këtë besoj që është aq efikas, tek perëndimorët që vizitojnë Berlinin, që përmes të njëjtës rrugë iu bëhet e dukshme ajo që ka qënë në jetët e të tjerëve. Shembulli tjetër është shembulli i të huajve. Kam takuar dy dhe jo të zakonshëm, princi Albert i Monacos dhe ish-presidenti i Francës Sarcozy. Të dy kur kanë dalë nga kjo shtëpo kanë pasur një kuptim tjetër të Shqipërisë. Madje për princin, Mirela në atë kohë stimuloi një marrje në pyetje. Përshtypjet e tyre e kalonin përshtypjen për thjeshtë një muze. Sado që fjalët për të ishin me supërlativa. Përshtypjet ndikonin dhe ndikuan në mënyrën e të kuptuarit të këtij vendi. Të dallimeve në nivelin e brutalitetit, izolimit dhe kapacitetit të regjimit. Ta ballafaqosh këtë të shkuar është të shtysh më tutje çlirimin prej saj. Ndërsa të shkosh drejt të shkuarës duke e zbuluar dhe duke gjetur forma sesi zbulohet me të gjithë përmasat e saj për ata që nuk e kanë njohur do të thotë të kurosh sëmundjet e trashëgueshme të asaj kohe. Komunizmi nuk mbaron kur bie regjimi, por ngjan shumë me një fatkeqësi bërthamore. Ka dy faza; të llahtarshme kur ndodh, dhe një të ngadaltë kur shfaqet në formën e deformimeve që shkaktohen si pasojë e fazës së parë të fatkeqësisë,”-tha Rama në fjalën e tij. 

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” ndodhet pikërisht në “shtëpinë me gjethe” në qendër të Tiranës.  Emri i kësaj shtëpie nuk është rastësi e as metaforë: godina, e ndërtuar në vitet ’30-të, për të mos rënë sy të njerëzve, u vesh me gjethe dhe brenda saj. Vendosur në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”, aty thuhet se është strehuar për pak kohë edhe Gestapo, gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore. Me instalimin e pushtetit komunist, mënjëherë pas luftës së dytë botërore, kjo godinë ishte një qendër hetuesie ku kryeheshin tortura ndaj shqiptarëve dhe jepej dënimi me vdekje. Më vonë u kthye në selinë qëndrore e përgjimeve të shërbimit sekret. Pas ’90-ës ndërtesa u braktis për të kthyer në një muze vetëm pak vite më parë…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama tek shtepia me gjethe edi rama rama tek shtepia me gjethe

Sondazh

Poll