Politike

Mësim online prej pandemisë/ Pas studentëve, Basha takon pedagogët: Plani u ndryshua për 72 orë! Arsimtarët: Teknologjia

2 Nëntor 2020, 16:52 Nga DOSJA
Mësim online prej pandemisë/ Pas studentëve, Basha takon

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar për më shumë se një orë takimin me pedagogë nga e gjithë Shqipëria, për të diskutuar lidhur me sfidat e zhvillimit të mësimit online. Pas takimit që zhvilloi me studentët paraditen e sotme, Basha dëgjoi ankesat e pedagogëve të tyre, të cilët njëzëri janë ankuar lidhur me kushtet e papërshtatshme për të zhvilluar mësim.

Duke nisur nga ambientet dhe deri tek interneti, arsimtarët e kanë gjetur të pamundur zhvillimin e mësimit online, duke treguar edhe shqetësimet me të cilat hasen studentët.

Numri një i Partisë Demokratike është shprehur se një nga pikat e planit të tij, që do të bëjë realitet kur të vijë në pushtet, do të jetë anulimi i ligjit aktual për arsimin e lartë. Basha ka premtuar zëvëndësimin e tij me një ligj modern.

Ndërsa shtoi se do të mirëpriste të gjitha propozimeve e pedagogëve sesi mund të përballohet situata.

Paraditen e sotme, studentët e UT dhe fakulteteve të tjera kanë dalë sot në protestë, ndërkohë që duhet të “uleshin” për herë të parë në auditore për këtë vit të ri akademik. Studentët kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha me pedagoget 2 nentor 2020 lulzim basha lulzim basha me pedagoget 2 nentor 2020

Sondazh

Poll