Politike

Basha me pedagogët: Do të anulojmë ligjin aktual të arsimit të lartë, nuk do të ketë asnjë mungesë 

2 Nëntor 2020, 16:14 Nga DOSJA
Basha me pedagogët: Do të anulojmë ligjin aktual të arsimit

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike pas studentëve ka zhvilluar një takim edhe me pedagogët e Universiteve të Shqipërisë. Në fjalën e tij Basha është shprehur se një nga pikat e planit të tij, që do të bëjë realitet kur të vijë në pushtet, do të jetë anulimi i ligjit aktual për arsimin e lartë. Sipas Bashës, anulimi i këtij ligji do të sjellë zëvendësimin e tij me një ligj modern.

Një nga hapat e parë të qeverisjes tonë do të jetë anullimi dhe zëvëndësimi i ligjit aktual për arsimin e lartë me një ligj të ri bashkëkohor. Bashkë me anullimin e ligjit dhe zëvendësimin e tij me një ligj modern, do të akordojmë mjete të mjaftueshme financiare. Shqipëria  të jetë me të njëjtat nivele ku është rajoni sa i pëket arsimit. Këta janë treguesit e vërtetë të shkallës së përgjegjshmërisë. Përndryshe do të vazhdojmë të prodhojnë talente që do të largphen. Nuk ka asnjë mungesë, Shqipëria ka edhe më shumë mundësi që të mbajë dhe rikthejë trurin. Dua t’ju garantoj të gjitha hapat që do të ndërmerren. Nga informacionet që mora, nuk janë marrë masat dhe njoftimi është bërë brenda një kohe të shkurtër. Infrastruktura, teknologjia për mësimin online inekzistente dhe ku është, është larg standardeve,’ -është shprehur Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar për më shumë se një orë takimin me pedagogë nga e gjithë Shqipëria, për të diskutuar lidhur me sfidat e zhvillimit të mësimit online. Pas takimit që zhvilloi me studentët paraditen e sotme, Basha dëgjoi ankesat e pedagogëve të tyre, të cilët njëzëri janë ankuar lidhur me kushtet e papërshtatshme për të zhvilluar mësim.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha takim me pedagogët lulzim basha lulzim basha takim me pedagogët

Sondazh

Poll