Politike

“Vitin e kaluar bëja mësim vetëm 30 minuta sepse Zoom-i nuk të lejon më shumë”/ Pedagogia: U thoja studentëve ik pini

2 Nëntor 2020, 16:01 Nga DOSJA
“Vitin e kaluar bëja mësim vetëm 30 minuta sepse Zoom-i nuk

TIRANË– Pedagogia nga Vlora, e cila ka qenë pjesë e takimit që ka zhvilluar ditën e sotme Kryetari Partisë Demokratike me disa nga pedagogët e universiteve të vendit është shprehur se  zhvillimi i mësimit online është tepër i vështirë, sidomos duke përdorur aplikacionet falas si “Zoom”. Pedagogia, është shprehur se me shaka u ka thënë studentëve ndonjëherë që ndezin ndonjë cigare në kohën kur zhvillohej mësimi, pasi sipas sipas saj mësimi në platformën zoom ka qenë shumë i vështirë, dhe se  i duhej ta ndërpriste çdo 30 minuta, pasi aq ishte koha e lejueshme nga përdorimi pa pagesë.

 “Po të shikoni të gjitha universitetet në botë, ne kemi patur një eksperiencë që vendosëm që atëherë disa klasa online. Por kjo nuk u bë. Sezonin e kaluar, e kaluam si e kaluam, por pamë që studentët që vijnë nga zonat rurale, ata ekselentët që na ikin të gjithë jashtë, jo vetëm ata por na ikin të gjithë. Më pëlqyen shumë studentët sot, folën shumë mirë. Dëgjova që Universiteti i Tiranës ka marrë një program të Microsoft, ndërsa ne në Vlorë jemi akoma Google Classrom. Por ajo është free dhe për 30 minuta të ndërpritet mësimi. Unë vjet bëja mësim në Zoom dhe ajo më lejonte vetëm 30 minuta. Pastaj i thoja studentëve pini ndonjë cigare, bëja shaka, jam e Shëndetit Publik dhe mjeke, se jemi kundra duhanit. Dhe i thoja presorja do futet prap. Pra këto sistemet falas janë kështu”- tha ajo.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar për më shumë se një orë takimin me pedagogë nga e gjithë Shqipëria, për të diskutuar lidhur me sfidat e zhvillimit të mësimit online. Pas takimit që zhvilloi me studentët paraditen e sotme, Basha dëgjoi ankesat e pedagogëve të tyre, të cilët njëzëri janë ankuar lidhur me kushtet e papërshtatshme për të zhvilluar mësim.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha takim me pedagogët yllka stramarku lulzim basha takim me pedagogët yllka stramarku

Sondazh

Poll