Politike

Takimi me pedagogët/ Basha “ngatërron” datën e zgjedhjeve, me mendjen ende në qershor

2 Nëntor 2020, 17:20 Nga DOSJA
Takimi me pedagogët/ Basha “ngatërron” datën e

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin që ka zhvilluar pedagogët ka harruar datën e zgjedhjeve.

Mesa duket duke qenë se zgjedhjet në Shqipëri janë zhvilluar zakonisht në muajin qershor, Basha mesa duket ka harruar se këtë vit data e zgjedhjeve ka ndryshuar dhe se do të zhvillohen më 25 prill.

“Unë të siguroj që me qeverinë tonë do të marrë fund. 25 qershori është data e fillimit të shërimit të të gjitha plagëve, edhe e plagëve të shërimit të arsimit. Për këtë natyrisht nuk dal t’ju them që jam eksperti dhe unë kam zgjidhjen. Edhe nga ju vetë kanë dalë disa përqasje, por ju garantoj që cilado përqasje që do biem dakort për arsimine  lartë, do të jetë përqasje e standarteve europiane, për këtë ju jap garancinë absolute në emrin tim dhe të Partisë Demokratike.”-është shprehur Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar për më shumë se një orë takimin me pedagogë nga e gjithë Shqipëria, për të diskutuar lidhur me sfidat e zhvillimit të mësimit online. Pas takimit që zhvilloi me studentët paraditen e sotme, Basha dëgjoi ankesat e pedagogëve të tyre, të cilët njëzëri janë ankuar lidhur me kushtet e papërshtatshme për të zhvilluar mësim.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha me pedagoget 2 nentor 2020 lulzim basha lulzim basha me pedagoget 2 nentor 2020

Sondazh

Poll