Politike

 “Është arrogancë që mësimi të zhvillohet online”/ Pedagogu: Në asnjë vend të botës nuk bëhet një reformë e ti

2 Nëntor 2020, 16:05 Nga DOSJA
 “Është arrogancë që mësimi të

TIRANË- Pedagogu, i cili ka marrë pjesë në takimin që ka zhvilluar Kryetari i Partisë Demokratike me pdegagoët e Universiteteve është shprehur se në asnjë vend të botës nuk bëhet një reformë e tillë (studentët mësim online) pa investime.

Duke radhitur faktorët që sipas tij kanë sjellur arsimin në gjendje të mjerueshme pedagogu thotë se vendimi për mësimin online nuk duhet të ishte marrë vetëm nga qeveria por në bazë të bashkëbisedimeve me grupet e interesit.

“Kam mendimin se shkaqet e kësaj gjendje të mjerueshme në të cilën ndodhet arsimi, gjenden në disa faktorë. Miratimi i ligjit për universitet. Nëse në botë do të kishte reforma të sukseshme pa investime ky do të ishte zbulimi më i madh në një sektor kaq të rëndësishëm. Vendimarrja, duhet t’i nënshtrohet bashkëbisedimit me grupet e interesit me ekspertët dhe me insitucionet përkatëse. Është arrogancë që mësimi në universitet të zhvillohet online. Nuk mund të dëmtosh xhepat e studentëve dhe qytetarëve shqiptar.”- tha ai. 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar për më shumë se një orë takimin me pedagogë nga e gjithë Shqipëria, për të diskutuar lidhur me sfidat e zhvillimit të mësimit online. Pas takimit që zhvilloi me studentët paraditen e sotme, Basha dëgjoi ankesat e pedagogëve të tyre, të cilët njëzëri janë ankuar lidhur me kushtet e papërshtatshme për të zhvilluar mësim.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takim me studentet basha takim me studentet

Sondazh

Poll