Aktualitet

Grabiten 15 mln lekë në banesën e ish-kreut të Tatimeve në Elbasan, familjes së Hyqmet Lleshit nuk iu aktivizua sistemi i

2 Nëntor 2020, 11:35 Nga DOSJA
Grabiten 15 mln lekë në banesën e ish-kreut të Tatimeve

ELBASAN- Shtëpia ku jeton ish-kreu i Tatimeve në Elbasan, Hyqmet Lleshi, ka rënë pre e disa grabitësve. Para dy netësh, teksa në banesën që rezulton në emrin e personit të identifikuar me inicialet A.Ll., (familjar i ish-drejtorit),nuk ndodhej askush, disa persona të maskuar u futën të grabisnin rreth 15 milionë lekë, sasia e të cilëve ka qenë në paund.

Shtëpia e Lleshit, në fshatin Shirgjan të Elbasanit është e pajisur me sistem alarmi, por në momentin që grabitësit janë futur, sinjali nuk është aktivizuar, për shkaqe që ende nuk dihen. 

Në momentin që ka ndodhur grabitja, asnjë prej familjarëve nuk ndodhej në banesë, duke shmangur kështu të paktën konfrontimin fizik mes tyre. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve rrotull banesës, në mënyrë që përmes pamjeve filmike, të mund të zbardhet ndonjë detaj për autorët. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan grabitje ne elbasan hyqmet lleshi vidhet shtepia e hyqmet lleshit elbasan grabitje ne elbasan hyqmet lleshi vidhet shtepia e hyqmet lleshit

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Nëntor 2020, 11:16

KAKAVIJE– Në anën greke të doganës së Kakavijës janë sekuestruar 34 mijë paund. Shuma e parave iu gjetën një gruaje shqiptare e cila po tentonte që ti kal...