Studentët nuk ndalojnë, ‘ultimatum’ MASR: Na njoftuat kur paguam lekët e shtëpive dhe konvikteve, ju jeni VIRUSI
2 Nëntor 2020, 10:45Nga DOSJA
TIRANE- Që prej orës 10:00 vazhdon protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Numri i tyre sa shkon dhe rritet, ndërsa distancimi social është i vështirë. Me maska në fytyrë, studentët shprehen të indinjuar për vendimin e Ministrisë për të kaluar në mësim online, pasi sipas tyre, ky vendim erdhi pasi ata kishin paguar paratë e shtëpive me qira.
“Na njoftuan kur sapo kishim paguar lekët e shtëpive dhe konvikteve. Ministria e Turpit. Gjithçka është e hapur, Universiteti i mbyllur, ju duket normale? (Turma në kor: Joooo, turp, turp, turp). Nëse nuk e shohin arsimin si proritet, të paktën të na trajtojnë si të barabartë me aktivitetet e tjera. Ata e dinin që kjo periudhë do të vinte, ndaj ky vendim 4 ditë para nisjes së vitit është mospërfillje. Ju jeni virusi, ju jeni virusi”-thonë ata.
Studentët e UT dhe fakulteteve të tjera kanë dalë sot në protestë. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Ndërkohë që sot, starton dhe viti i ri akademik, 2020-2021, ku për herë të parë, do të ndjekin fakultetin 21 mijë studentë të rinj.
Studentët pretendojnë se që prej karantinëssë parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Situatë elektrizuese para Ministrisë së Arsimit. Studentët nuk kanë reshtur për gati 90 minuta ovacionet e tyre, ku kërkojnë plotësimin e kërkesave...
TIRANE- Protestës së studentëve iu janë bashkuar edhe prindërit e tyre. Një prej prindërve i pranishëm në protestë, tha se qeveria e kryeministrit Edi Rama, ka ...
TIRANE- Qindra studentë kanë shkuar tek Ministria e Shëndetësisë ku i kanë dorëzuar ministres Ogerta Manastirliu kërkesat e tyre për rinisjen e mësimit online. ...
TIRANE- Qindra të rinj kanë shkuar tek kryeministria, si pjesë e protestës së studentëve, e nisur që prej orës 10:00. Me plaçka në duar, rroba, valixhe d...
TIRANE- Këto janë disa nga pankartat më kreative që vijnë nga protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Qindra të rinj kërkojnë ndihmë nga shteti për të...
TIRANE– Në muajin shkurt të këtij viti shtetasi Tomorr Qama u përfshi në një aksident në zonën pranë “Cassa Italias” ku një kamion e ka përplasur teksa ka qënë ...
TIRANË– Për më shumë se dy orë, qindra studentë kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, Kryeministrisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Këshillat Studen...
TIRANE- Një situatë e elektrizuar vazhdon prej gati 30 minutash para Ministrisë së Arsimit. Teksa i bëjnë thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që t’ju bash...
TIRANË– Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi është kapur me 58 gramë kokainë. Mësohet se personi me inicalet A.H., është a...
Aktualitet 2 Nëntor 2020, 09:47
TIRANE- “Ulni tarifat, ulni tarifat. Ulni tarifat, turp, turp, turp. Jo mësim online”,-janë këto thirrjet që vijnë nga Rruga e Durrësit në Tiranë, ku qindra stu...