Aktualitet

Dy infermiere rezultojnë me COVID, mbyllet qendra shëndetësore nr.1 në Berat

2 Nëntor 2020, 11:11 Nga DOSJA
Dy infermiere rezultojnë me COVID, mbyllet qendra shëndetësore

BERAT– Dy infermiere në Qendrën Shëndetësore nr.1 në qytetin e Beratit kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Mësohet se infermieret e kësaj qendre nuk kanë pasur asnjë kontakt pozitiv të afërt apo brenda familjes dhe nuk dihet ende se nga janë infektuar. Ato ishin në shërbim në të njëjtin turn dhe mendohet se mund të jenë infektuar në punë, nga ndonjë pacient që mund të ketë qënë i infektuar por asimtomatik dhe që ka ardhur në këtë qendër për të kryer injeksione apo ndonjë shërbim tjetër.

Infektimi i 2 infermiereve ka sjellë edhe mbylljen e Qendrës Shëndetësore Nr.1, pas dezinfektimit të plotë të të gjitha ambjenteve të brendshme të saj.

Pas këtyre infektimeve të reja brenda kësaj qendre, i gjithë personeli i mjekëve dhe infermierëve është karantinuar dhe do t’i nënshtrohet tamponit.

Në qytetin e Beratit ka vonesa në përgjigjet e tamponëve ndaj nuk dihet se sa do zgjasë proçesi. Ndërkohë qëndra shëndetësore do të vijojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infermiere me covid mbyllet qendra shendetesore ne berat infermiere me covid mbyllet qendra shendetesore ne berat

Sondazh

Poll