“Zaho, si e bën mësimin?”/Studentët të revoltuar me Ramën dhe Veliajn: Na dërgoi dhe një palo urim zotëria e
TIRANE– Disa studentë kanë djegur kartën e studentit në shenjë revolte, duke e quajtur si të pavlerë dhe që të pamjaftueshme për të përballuar kostot e arsimimit. Njëra nga studentet e pranishme në protestë, bëri thirrje që të rishikohen edhe kushtet e transportit publik.
“Është turp për Shqipërinë që jemi ende në këtë situatë. Transporti publik, është plot, urbanet janë plot. Shtoni autobusët, ju e dini si mund ta zgjidhni. Shpëtoni të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Alternoni mësimin online.”-tha ajo.
Një tjetër student, teksa po denonconte kushtet e vështira në të cilat bëjnë mësim studentët, tha se më e pakta gjë që iu duhet tani studentëve është“urimi i Veliajt”.
“Kur unë prisja kur nis mësimi online, marr një urim nga Erion Veliaj, që i vika keq zotërisë së tij, që ne do të rrimë online. Është turp, turpi më i madh i Shqipërisë që lini baret dhe kafet hapur dhe mbyllni universitetet dhe dërgoni një palo urim. (Studenti lexon letrën e Veliajt). -tha ai.
Ndërsa një tjetër studente tha se nuk ka mundësi ekonomike për të vazhduar mësimin online, ndërsa pyeti kryeministrin për djalin e tij të vogël, Zahon.
“Zaho si e bën mësimin? Online e bën Zaho? Ne s’kemi ta paguajmë as interesin. Ai luan të kuqe të zezë me fatin tonë, dilni protestoni për të drejtën tuaj. Fëmijët e deputetes, dhe ministres a e bëjnë online? Po, le ta bëjnë, ata kanë ta paguajnë. Ne nuk kemi lekë t’a paguajmë”-tha një tjetër studente.
Studentët e UT dhe fakulteteve të tjera kanë dalë sot në protestë. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Ndërkohë që sot, starton dhe viti i ri akademik, 2020-2021, ku për herë të parë, do të ndjekin fakultetin 21 mijë studentë të rinj.
Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Dy infermiere rezultojnë me COVID, mbyllet qendra shëndetësore nr.1 në Berat
BERAT– Dy infermiere në Qendrën Shëndetësore nr.1 në qytetin e Beratit kanë rezultuar pozitive me COVID-19.Mësohet se infermieret e kësaj qendre nuk kanë pasur ...
“Vuante nga prerja e njërës këmbë”, gazetari rrëfen detaje për vetëvrasjen tek Senatoriumi: Shtretërit ishin të zë
TIRANË- Viktima e djeshme në spitalin COVID2, “Shefqet Ndroqi”, ishte invalid. Gazetari Erjon Skëndaj, raportoi sot në “News 24”, se viktima ishte invalid,...
Shtyhet gjyqi për disa të pandehur të dosjes ‘339’, shkak mungesa e avokatit të infektuar me Covid-19
TIRANË– Në seancën e sotme të pandehur ishin TIRANË- Seanca gjyqësore për disa nga anëtarët e dosjes ‘339’ është shtyrë sërish. Këtë herë, shkak është...
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Mos i sulmoni gazetarët, janë burim i llogaridhënies dhe informacionit
TIRANË– Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri, ka kërkuar që gazetarët të mos sulmohen. Katër ditë pas një takimi online, të zhvilluar mes ambasadores Yuri ...
Studentët nuk ndalojnë, ‘ultimatum’ MASR: Na njoftuat kur paguam lekët e shtëpive dhe konvikteve, ju jeni VIRUSI
TIRANE- Që prej orës 10:00 vazhdon protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Numri i tyre sa shkon dhe rritet, ndërsa distancimi social është i vështirë...
FOTOT/ Ovacione, batuta dhe pankarta ironizuese! Ja ç’po ndodh para MASR, studentët bashkohen, kryeministrit i lanë
TIRANË- Situatë elektrizuese para Ministrisë së Arsimit. Studentët nuk kanë reshtur për gati 90 minuta ovacionet e tyre, ku kërkojnë plotësimin e kërkesave...
“Ti themi ndal MAFIAS”, prindi i revoltuar para MASR: Ne jemi varfëruar, e keqja s’ka fund, por…
TIRANE- Protestës së studentëve iu janë bashkuar edhe prindërit e tyre. Një prej prindërve i pranishëm në protestë, tha se qeveria e kryeministrit Edi Rama, ka ...
Qindra studentë në marshim para zyrës së Manastirliut: S’kemi frikë t’ju takojmë, baret dhe lokalet rrinë hap
TIRANE- Qindra studentë kanë shkuar tek Ministria e Shëndetësisë ku i kanë dorëzuar ministres Ogerta Manastirliu kërkesat e tyre për rinisjen e mësimit online. ...
FOTOT/ Studentët “zbarkojnë” tek Kryeministria, me rroba, valixhe, libra dhe tenxhere i bëjnë thirrje Ramës: Na
TIRANE- Qindra të rinj kanë shkuar tek kryeministria, si pjesë e protestës së studentëve, e nisur që prej orës 10:00. Me plaçka në duar, rroba, valixhe d...