Aktualitet

Shtyhet gjyqi për disa të pandehur të dosjes ‘339’, shkak mungesa e avokatit të infektuar me Covid-19

2 Nëntor 2020, 11:06 Nga DOSJA
Shtyhet gjyqi për disa të pandehur të dosjes ‘339’,

TIRANË– Në seancën e sotme të pandehur ishin TIRANË- Seanca gjyqësore për disa nga anëtarët e dosjes ‘339’ është shtyrë sërish. Këtë herë, shkak është bërë infektimi i një prej avokatëve me Covid-19. Avokati ka lajmëruar se nuk mund të paraqitet në seancë gjyqësore, pas për të pakten 14 ditë, do të qëndrojë i izoluar.

Në seancën e sotëm gjyqësore ishin të pandehur: Altin Avdyli, Gjevi Ndoka, Esat Mehmeti, Hajri Seferi, Shkëlqim Avdyli, Elton Shehaj, Hekuran Hoxha, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj e Vehbi Berushi.

Ata akuzohen për veprat peanel: “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim. Seanca e radhës, do të mbahet më 16 nëntor, pëer të pritur avokatin që të dalë nga karantina.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 339 shtyhet seanca per tw pandehurit e 339 dosja 339 shtyhet seanca per tw pandehurit e 339

Sondazh

Poll