Aktualitet

FOTOT/ Ovacione, batuta dhe pankarta ironizuese! Ja ç’po ndodh para MASR, studentët bashkohen, kryeministrit i lanë 

2 Nëntor 2020, 10:34 Nga DOSJA
FOTOT/ Ovacione, batuta dhe pankarta ironizuese! Ja ç’po ndodh para

TIRANË- Situatë elektrizuese para Ministrisë së Arsimit. Studentët nuk kanë reshtur për gati 90 minuta ovacionet e tyre, ku kërkojnë plotësimin e kërkesave dhe pezullimin e mësimit online.

Strategjia e protestës së tyre sot ishte e tillë, që pjesa më e madh e studentëve u vendosën që prej orës 10:00 para MASR, ndërsa dy grupime të tjera, më të vogla, shkuan tek Ministria e Shëndetësisë dhe Kryeministria.

Tek kryeministria, ata lanë një valixhe në formë simbolike për situatën ku ndodhen, ndërsa tek Ministria e Shëndetësisë, studentët dorëzuan kërkesat e tyre, si institucioni përgjegjës për mësimin online. Tashmë këto dy grupe kanë marshuar dhe i janë bashkuar shokëve të tyre tek Ministria e Arsimit. Aty janë pritur me ovacione nga studentët e tjerë që ndodhen në protestë.

Studentët e UT dhe fakulteteve të tjera kanë dalë sot në protestë. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Ndërkohë që sot, starton dhe viti i ri akademik, 2020-2021, ku për herë të parë, do të ndjekin fakultetin 21 mijë studentë të rinj.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve 2 nentor protesta e studenteve 2 nentor

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Nëntor 2020, 09:47

TIRANE- “Ulni tarifat, ulni tarifat. Ulni tarifat, turp, turp, turp. Jo mësim online”,-janë këto thirrjet që vijnë nga Rruga e Durrësit në Tiranë, ku qindra stu...