Aktualitet

Hapet online “Shkollës e Integrimit Evropian 2020”, Soreca: Shqiptarët kanë zgjedhur Europën, s’ka rrugë tjetër

2 Nëntor 2020, 11:25 Nga DOSJA
Hapet online “Shkollës e Integrimit Evropian 2020”, Soreca:

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, ka folur në hapjen e “Shkollës së Integrimit Evropian 2020” për mënyrën e antarësimit të Shqipërisë në komunitetin Evropian. Në një video-konferencë ai është shprehur se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përvec se të hyjë në BE pasi shqiptarët e kanë zgjedhur vetë këtë rrugë.

Më poshtë ai ka thënë se e vetmja mënyrë për të hapur negociatat me Shqiprinë është vullneti që partitë politike do të përdorin dhe gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta që ato do të gjejnë. Soreca ka vijuar duke u shprehur se të gjithë vendet që hyjnë në BE ndryshojnë për mirë prandaj edhe Shqipëria do të ndryshojë.

”Çdo kush duhet të investojë për dialog politik, për integrimin. Nëse ka një element që njohim që partitë bashkohen është integrimi, pasi 93% e shqiptarëve duan integrim europian. Procesi i aksesit do të kërkojë më shumë kapacitete teknike në shoqëri për dialog. Europa do të jetë më afër nëse negociatat nisin, dy gjëra janë kryesore, vullneti politik, kompeticion i ideve dhe gjetja e zgjidhjeve. Qytetarët shqiptarë duan zgjidhje. E dyta është pranimi. Ndryshimi s’mund të vijë me improvizim. Prandaj kjo shkollë po hapet, për të ardhmen europiane. Asnjë vend s’ka luksin të shpërdorojë intelektualët, dijen etj. Këshilli Europian gjithashtu ka rol të rëndësishëm. Besoj tek kjo shkollë. Është instrument për të përgatitur rrjetet. Ju të gjithë do luani rolin tuaj që do jetë deçiziv në integrim europian. Jam shumë krenar që për të 5-tën herë zyra e BE e mbështet këtë shkollë. Në dy javët e ardhshme do të dëgjoni shumë terma teknikë, kini durim. Mos harroni që në thelb është ndryshimi i jetës së shqiptarëve për mirë, çdo vend që ka hyrë në BE e ka provuar. Do e ndryshojë këtë vend komplet. S’ka tjetër rrugë për Shqipërinë. Shqipëria i ka vendosur të gjitha fuqitë për këtë.”- tha Soreca.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luigi soreca shkolla e integrimit evropian 2020 luigi soreca shkolla e integrimit evropian 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Nëntor 2020, 11:16

KAKAVIJE– Në anën greke të doganës së Kakavijës janë sekuestruar 34 mijë paund. Shuma e parave iu gjetën një gruaje shqiptare e cila po tentonte që ti kal...