Aktualitet

“Vuante nga prerja e njërës këmbë”, gazetari rrëfen detaje për vetëvrasjen tek Senatoriumi: Shtretërit ishin të zë

2 Nëntor 2020, 11:10 Nga DOSJA
“Vuante nga prerja e njërës këmbë”, gazetari

TIRANË- Viktima e djeshme në spitalin COVID2, “Shefqet Ndroqi”, ishte invalid. Gazetari Erjon Skëndaj, raportoi sot në “News 24”, se viktima ishte invalid, pasi nuk e kishte njërën nga këmbët. Gazetari rrëfeu se sipas informacioneve që kishte siguruar nga brenda spitalit, se 52-vjeçari mund të jetë rënduar psikologjikisht, pasi mund të ketë parë ndonjë pacient në dhomën e tij ose në dhomat afër, që ka humbur jetën nga virusi.

“I ndjeri ishte invalid, me një këmbë. Vuante nga prerja e njërës prej këmbëve, ndërsa nuk dihet nga se i kishte ardhur kjo. Gjithashtu, nuk është bërë e ditur nëse ai vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Midis dy ngjarjeve të rënda, të parës dhe të fundit, ka një të përbashkët të madhe. Të dyja ngjarjet kanë ndodhur në kohën kur spitali kishte një mbingarkesë absolute, që do të thotë që të gjithë shtretërit janë të zënë. Gjithashtu, ka një numër të rritur të numrit të të vdekurve në spital. Burime brenda spitalit thonë se pacienti mund të jetë ndikuar nga një vdekje që mund të ketë ndodhur në dhomën e tij ose në dhomat afër”, tha gazetari.

Dje në mëngjes, një 52-vjeçar ndërmori aktin e rëndë të vetëvrasjes në spitalin COVID-2 në kryeqytet. Pacienti i cili prej kohësh ishte i shtruar në spital pasi vuante nga virusi quhej Preng Gjonaj me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë. Ky është rasti i tretë i vetëvrasjes së pacientëve me COVID. Hasan Mira, 65 vjeç, dhe Xhino Koça, 29 vjeç, i dhanë po ashtu fund jetës në këtë spital disa javë më parë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erjon skendaj vetëvrasjet tek shefqet ndroqi erjon skendaj vetëvrasjet tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll