Aktualitet

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Mos i sulmoni gazetarët, janë burim i llogaridhënies dhe informacionit

2 Nëntor 2020, 10:59 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Mos i sulmoni gazetarët, janë

TIRANË– Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri, ka kërkuar që gazetarët të mos sulmohen. Katër ditë pas një takimi online, të zhvilluar mes ambasadores Yuri Kim dhe gazetarëve  pjesëmarrës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA, ka ardhur një thirrje për mbështetjen e zërit të lirë.

Në një status në Twitter, Kim, e konsideron jetik rolin e gazetarëve teksa shton se ata nuk duhet të sulmohen apo kërcënohen.

SHBA mbështesin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Ata janë burim i llogaridhënies & informacionit. Ata janë thelbësorë për demokracitë. Ata nuk duhet të sulmohen apo të kërcënohen sepse bëjnë pyetje të vështira & tregojnë faktet,”- shkruhet në status. 

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim zhvilloi para katër ditësh një takim online me gazetarët  pjesëmarrës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA. Në fjalën e saj Ambasadorja tha se gazetaria duhet të forcohet në Shqipëri pasi është shtylla bazë e demokracisë. Po ashtu ajo ka thënë se gazetarët në Shqipëri do të mbështen 100% nga SHBA-ja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kim takim me gazetaret yuri kim kim takim me gazetaret yuri kim

Sondazh

Poll