Aktualitet

FOTOT/ Studentët “zbarkojnë” tek Kryeministria, me rroba, valixhe, libra dhe tenxhere i bëjnë thirrje Ramës: Na

2 Nëntor 2020, 10:15 Nga DOSJA
FOTOT/ Studentët “zbarkojnë” tek Kryeministria, me rroba,

TIRANE- Qindra të rinj kanë shkuar tek kryeministria, si pjesë e protestës së studentëve, e nisur që prej orës 10:00. Me plaçka në duar, rroba, valixhe dhe libra, ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të pranojë të paktën dy kërkesa të studentëve: E para, reduktimin e tarifës vjetore, dhe pagesën e kostos vjetor për mjetet teknologjike të mësimit online. “Nuk kemi frikë, do të hyjmë brenda. Deri tani, jemi të pandihmuar, por të paktën të ndihmohemi tani.”-tha njëra nga studentet.

Studentët e UT dhe fakulteteve të tjera kanë dalë sot në protestë. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Ndërkohë që sot, starton dhe viti i ri akademik, 2020-2021, ku për herë të parë, do të ndjekin fakultetin 21 mijë studentë të rinj.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve 2 nentor protesta e studenteve 2 nentor

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Nëntor 2020, 09:47

TIRANE- “Ulni tarifat, ulni tarifat. Ulni tarifat, turp, turp, turp. Jo mësim online”,-janë këto thirrjet që vijnë nga Rruga e Durrësit në Tiranë, ku qindra stu...