Aktualitet

Nis protesta, studentët dalin me parulla para Ministrisë së Arsimit: Shkollat janë për të mësuar, jo për tu mbyllur

2 Nëntor 2020, 09:28 Nga DOSJA
Nis protesta, studentët dalin me parulla para Ministrisë së

TIRANË– Ka nisur protesta e studentëve. Të rinjtë, me parulla në duar kanë dalë para Ministrisë së Arsimit, dhe kundërshtojnë mbylljen e konvikteve, universiteteve dhe zhvillimin e mësimit online.

Shkollat janë për të mësuar, jo për tu kyçur”; “Nuk duam operacione online në të ardhmen”, shkruhet në kartat që mbajnë studentët në duar. Studentët e lajmëruaruan protestën një ditë më parë. 

Ata kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Ndërkohë që sot, starton dhe viti i ri akademik, 2020-2021, ku për herë të parë, do të ndjekin fakultetin 21 mijë studentë të rinj.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet studentet ne proteste 2 nentor 2020 studentet ne proteste 2 nentor 2020

Sondazh

Poll