Aktualitet

2 Nëntor 2020, 09:47 Nga DOSJA

TIRANE- “Ulni tarifat, ulni tarifat. Ulni tarifat, turp, turp, turp. Jo mësim online”,-janë këto thirrjet që vijnë nga Rruga e Durrësit në Tiranë, ku qindra studentë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar pezullimin e vendimit për mësim online, dhe mos rimbursimi për të paguar tarifat e regjistrimit në universitete dhe konvikte.

“Thonë ju rrini në kafe, po ku të vemi ne tani që Universitetet u mbyllën? Ku të shkojmë ne? Cfarë të bëjmë?”-tha një student.

Ndërsa një pedagoge që iu është bashkuar studentëve tha: Ne do të vendosim vetë, duan të na masakrojnë. Kjo rini është briliante dhe e jashtëzakonshme. Ai që thotë që kjo rini nuk është brilante nuk e di. Jepuni vende pune dhe shihni si do të shkëlqejnë.

“Themelet e një shteti të fortë nisin nga një arsim cilësor. Gjatë 30 viteve ne në Shqipëri nuk kemi patur të drejtat.“-tha një tjetër.

Studentët e UT dhe fakulteteve të tjera kanë dalë sot në protestë. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Ndërkohë që sot, starton dhe viti i ri akademik, 2020-2021, ku për herë të parë, do të ndjekin fakultetin 21 mijë studentë të rinj.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve 2 nentor protesta e studenteve 2 nentor

Sondazh

Poll