Aktualitet

“Hiqini mor ato kapele”, studentët ngrihen në protestë para MASR, thirrje efektivëve të Policisë: A keni fëmijë si n

2 Nëntor 2020, 09:38 Nga DOSJA
“Hiqini mor ato kapele”, studentët ngrihen në

TIRANE- Njëra nga pedagoget pjesëmarrëse në protestën e studentëve iu ka kërkuar efektivëve të Policisë së Shtetit, që t’i bashkohen kauzës së tyre. Studentët thonë se mësimi online për ta është i parealizueshëm, dhe se në mjaft zona nuk ka mbulim me internet.

“Hiqini mor ato kapele, hiqini, se ngelët duke vepruar me urdhër politik. A keni fëmijë ju si ne? Ne mësimin online nuk e bëjmë dot. S’ka mbulim interneti në Kukës përshembull. Më thoni, si ta mësoj unë fëmijën tim në klasë të parë online?”-tha pedagogia, e cila po ashtu iu është bashkuar pjesëmarrësve në protestë. 

Studentët e UT dhe fakulteteve të tjera kanë dalë sot në protestë. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Ndërkohë që sot, starton dhe viti i ri akademik, 2020-2021, ku për herë të parë, do të ndjekin fakultetin 21 mijë studentë të rinj.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve 2 nentor protesta e studenteve 2 nentor

Sondazh

Poll