Aktualitet

FOTOT/ “Mësim online, fushata offline”, pankartat më pikante nga protesta e studentëve para MASR

2 Nëntor 2020, 10:06 Nga DOSJA
FOTOT/ “Mësim online, fushata offline”, pankartat më

TIRANE- Këto janë disa nga pankartat më kreative që vijnë nga protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Qindra të rinj kërkojnë ndihmë nga shteti për të përballuar koston e arsimimit, ndërsa nuk mungon as “ndjeshmëria” e tyre ndaj propagandës dhe politikës. “Mësim online, fushatë offline”, është një nga pankartat e tyre.

“Nuk është çështje virusi është çështje kontrolli”,-shkruhet në një tjetër pankartë.

“Nuk duam operacione online në të ardhmen”, shkruan një tjetër pankartë.

Studentët e UT dhe fakulteteve të tjera kanë dalë sot në protestë. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Ndërkohë që sot, starton dhe viti i ri akademik, 2020-2021, ku për herë të parë, do të ndjekin fakultetin 21 mijë studentë të rinj.

Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve 2 nentor protesta e studenteve 2 nentor

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Nëntor 2020, 09:47

TIRANE- “Ulni tarifat, ulni tarifat. Ulni tarifat, turp, turp, turp. Jo mësim online”,-janë këto thirrjet që vijnë nga Rruga e Durrësit në Tiranë, ku qindra stu...