Aktualitet

Arrestohet 47-vjeçari në Tiranë, u kap me 58 gramë kokainë

2 Nëntor 2020, 09:51 Nga DOSJA
Arrestohet 47-vjeçari në Tiranë, u kap me 58 gramë

TIRANË– Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi është kapur me 58 gramë kokainë. Mësohet se personi me inicalet A.H., është arrestuar në kuadër të operacionit “Stacioni i fundit”, që u zhvillua në banesën e tij, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Gjithashtu, u sekuestruan rreth 58 gramë lëndë narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një sasi me lëndë të dyshuar cannabis sativa, shuma të ndryshme parash, 2 peshore dhe 4 aparate celular. 

Njoftimi i policisë Tiranë: Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni policor i koduar “Stacioni i fundit”. Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë, një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, shuma të ndryshme parash, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate celular. Vihet në pranga poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Stacioni i fundit”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve janë siguruar informacione në rrugë operative se në banesën e tij në rrugën “Aleksandër Moisiu” posedonte lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve është ushtruar kontroll fizik ndaj tij dhe në banesë, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 58 gramë lëndë narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një sasi me lëndë të dyshuar cannabis sativa, shuma të ndryshme parash, 2 peshore dhe 4 aparate celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 47-vjeçari ne tirane tirane arrestohet 47-vjeçari ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Nëntor 2020, 09:47

TIRANE- “Ulni tarifat, ulni tarifat. Ulni tarifat, turp, turp, turp. Jo mësim online”,-janë këto thirrjet që vijnë nga Rruga e Durrësit në Tiranë, ku qindra stu...